ATSH/ Politikat e ndjekura nga qeveria shqiptare për konsolidimin fiskal dhe uljen e borxhit publik e bënë më të qëndrueshme ekonominë, si dhe i dhanë qeverisë lehtësinë e nevojshme për të ndërmarrë disa politika sociale për të amortizuar goditjen nga tërmeti dhe pandemia e COVID-19.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj bëri të ditur se prej vitit 2013, qeveria shqiptare ka reduktuar deficitin e përgjithshëm, nga -5% në vitin 2013, në -1.9% në fund të vitit 2019.

“Këto ndryshime pozitive kanë rritur qëndrueshmërinë dhe kanë krijuar hapësirë për situatat e paparashikuara si periudha e pandemisë në të cilën jemi sot”, deklaroi Denaj.

Ministrja Denaj informoi se në vitin 2020, deficiti do të rritet brenda nevojave për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti dhe rimëkëmbjen e ekonomisë post-COVID./a.gjonaj/j.p/