Aksi Elbasan-Metalurgji, është shndërruar në një aks problematik me numër të lartë aksidentesh. Vitin e fundit infrastruktura është dëmtuar ndjeshëm, duke bërë që të krijohen gropa të mëdha përgjatë gjithë gjatësisë duke u bërë kështu burim aksidentesh.
Me rinisjen e lëvizjes janë rikthyer edhe aksidentet në autostradën Elbasan-Metalurgji, i fundit u regjistrua një ditë më parë, ku nga përplasja e dy mjeteve fatmirësisht nuk pati të lënduar rëndë. Gropat e krijuara në rrugë janë të mëdha, ndërsa drejtuesit e mjeteve në shumë raste për t’i shmangur devijojnë nga rruga dhe bëhen burim aksidentesh.
Të shqetësuar shprehen qytetarët, të cilët shpesh herë kanë qënë dëshmitar i jetëve të humbura.
Në këtë aks mungojnë edhe bordurat mbrojtëse dhe po ashtu mbikalimet edhe pse nga të dyja anët e gjatësisë së tij është i banuar.
Po ashtu, gjatë natës në një pjesë të tij mungon ndriçimi duke e bërë më të vështirë kalimin në të.
Elbasaninews.tv