Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, e shoqëruar edhe nga kryebashkiaku Gledian Llatja, në kuadër të turit të komunikimeve të drejtpërdrejta me biznesin, vizituan kompaninë “Doan sh.p.k” me aktivitet tregtimin me shumicë të xhamave me shtrirje në Shqipëri dhe në vendet e rajonit. I goditur jo vetëm nga pasojat e rënda të tërmetit të një viti me parë, por dhe nga pandemia COVID-19, kjo kompani po gjen forca për t’u rimëkëmbur edhe falë mbështetjes me “Garancinë Sovrane 1” për 66 punonjës.

Ndërsa pronari i kompanisë, Alfred Allkoshaj, u shpreh se malli që kishin në magazinën në Durrës, produkt xhami, u thye. Ndërsa gjatë pandemisë 20 ditë kanë qenë të mbyllur, duke filluar më pas hapjen graduale, por pa shkuar ende tek kapaciteti maksimal.

Kryetari bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja theksoi se bashkia e Elbasanit pak ditë më parë përgjysmoi taksat e pushtetit vendor dhe tarifën e sipërfaqeve publike, për të ndihmuar biznesin në këtë periudhë pandemie.

Më tej, ministrja Denaj u shpreh se me garancinë e parë sovrane, bizneset kanë marrë një produkt që është me kosto zero, duke ndihmuar në likuiditetin e tyre.