Gangrena e mbetjeve kryesisht ne Shqiperine e mesme, do te marre fund. Keshtu ka premtuar nga Elbasani, Ministri i Turizmit, Blendi Klosit gjate inspektimit ne impiantin e trajtimit të mbetjeve në kete qytet. Mbetjet mund të riciklohen dhe kjo eshte praktika qe ndjek Elbasnai prej 6 vitesh tashme. Por ka ende shume per tub ere dhe te pakten ne qarkune Elbasnait problemi mbetet tek sensibilizimi qytetar, tashme qe teknologjia ehste e fjales se fundit, e vetmja ne Shqiperi.

Vite me parë një epokë e re do të niste për Elbasanin, epoka e qytetit pa ndotje, duke I dhene fund gangrenës që helmonte çdo ditë. Ishte kembengulja pa asnjë kompromis e Bashkisë së Elbasanit që mbylli vendin e grumbullimit të mbetjeve urbane duke e kthyer në lulishte dhe I hapin rrugë investimit të ri modern. Tashmë incenetarori trajton mbetjet dhe prodhon energji. 4 bashki, ajo e Elbasnait, Librazhdit, Cerrikut dhe Belshit tashmë e kanë zgjidhur problemin e tyre me mbetjet urbane.

Në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, ministri Blendi Klosi, ishte edhe në landfillin e Sharrës, te cilin e percaktoi si nje shembull i nje transformimi real te një ‘hot spoti’ historikisht të dëmshëm për Tiranën, në një mushkëri të gjelbër për qytetin.