TIRANË, 10 maj/ATSH/ Një tjetër aks i ri në shërbim të zhvillimit bujqësore e rural që lidh fshatrat Kuqan, Bujqës, Jagodinë, Murriqan dhe Thanë, nga një gropë e zezë po kthehet në një hapësirë turistike dhe agroturistike.
Rruga Kuqan-Bujqës-Jagodinë-Murriqan-Thanë është një investim shumë i rëndësishëm që u mundëson bujqve të kësaj zone të nxjerrin prodhimet e tyre në tregjet e Shqipërisë dhe të Europës.
Duke ndarë pamje nga ky aks në ndërtim, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla përsëriti sërish thirrjen për të konsumuar mallra shqiptare.
Segmenti është i gjatë 7.2 km dhe janë parashikuar trotuaret në aksin e majtë e të djathtë të rrugës. Në këtë projekt është pjesa e kanalit vaditës, pasi zona merret kryesisht me bujqësi, si dhe janë parashikuar ndriçimet.
Aksi rrugor i shkatërruar pengonte tregtarët të merrnin prodhimet bujqësore, të cilat më pas janë të destinuara kryesisht për eksport./m.m//a.a/