Një grua ka braktisur foshnjën e saj të porsalindur pasi doktorët i kishin njoftuar se ishte prekur nga koronavirusi.

Në një spital në Palermo të Italisë, pasi gruaja e kishte dërguar foshnjën në spital për një vizitë, mjekët i kishin komunikuar se ishte infektuar nga koronavirusi dhe menjëherë ishte vënë në zbatim protokolli i izolimit dhe në atë moment nëna ishte larguar për të mos u kthyer më.

Sipas stafit të spitalit ata janë përpjekur për të kontaktuar me nënën, por ajo nuk i është përgjigjur. Spitali është detyruar më pas të njoftojë policinë.