Dita e mërkurë (Sot) parashikohet me mot kryesisht të vranët. Do ketë reshje shiu të herëpasherëshme në të gjithë vendin me intensitet mesatar e në jugperëndim me intensitet deri të lartë.

Në veri-verilindje në lartësine mbi 600 metra do ketë reshje bore, kurse në juglindje në lartësine mbi 900 metra, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Era nga kuadrati i jugut do fryjë me shpejtësi mesatare 1-10m/s, e cila hera-herës do jetë e fortë përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore me shpejtësi deri në 20-25m/s. Valëzimi  i forcës 5-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

vendet malore 5°C deri në 9°C

vendet e ulëta 8°C deri në  15°C

vendet bregdetare 9°C deri në 14°C.