Vajza që shikoni në foton e mësipërme është Ayla Gezgin, 4 vjeçarja që u shpatua nga ekipet e kërkim-shpëtimit në Izmir, 91 orë pas tërmetit tragjik.
Buzëqeshja e vogëlushes ka tërhequr vëmendjen e të gjithë ekuipazhit të kërkim-shpëtimit, e padyshim dhe të mediave që e kanë raportuar menjëherë lajmin, shkruan newsbomb.al. Edhe pse po bëheshin gati 4 ditët nën rrënoja, vogëlushja Ayla ishte “si kokrra e mollës” kur u nxor nga rrënojat dhe me buzëqeshjen e saj u dha shpresë autoriteteve të vijojnë kërkimet.
Guvernatori i Izmirit Yavuz Selim Köşger njoftoi këtë lajm në llogarinë e tij në rrjetet sociale. “Ayla Gezgin u shpëtua e gjallë”, shkruan ai. Më herët, babai i saj Ugur Gezgin sh-gjyqtarë futbolli në Rajonin e Izmirit, nëna e saj Fidan dhe vëllai Atakan u nxorën gjithashtu të gjallë nga rrënojat.
Ndërkohë, dje është nxjerr nga rrënojat e gjallë dhe një vajzë tjetër 3 vjeçare, Elif Perinçek. Nëna e saj dhe motra binjake u nxorën gjithashtu të gjalla nga rrënojat, raporton newsbomb.al. “Kur Elif u pa për herë të parë, ajo ishte e palëvizshme. Për fat të keq, u mendua të ishte një trup i pajetë. Sidoqoftë, ne vumë re se sytë e saj po lëviznin. Pastaj vumë re një lëvizje të vogël dhe pamë se ajo ishte gjallë. Ishte me të vërtetë një mrekulli për ne”, ka thënë një nga mjekët në momëntin e shpëtimit.
Kujtojmë së, 102 persona kanë humbur jetën nga tërmeti tragjik që goditi Izmirin të premten, ndërsa 1026 të tjerë janë plagosur. Operacionet e kërkim-shpëtuimit vazhdojnë në 5 nga 17 ndërtesat e shkatërruara.