Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e njohur Molenbeek të Brukselit, ku një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri.

Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për një shqiptar të moshës 38 vjeç, i cili është qëlluar me 8 plumba dhe ka gjetur vdekjen në vend.

Dyshohet se ai qëndronte ilegalisht në Belgjikë, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i tij,

Policia dhe ekspertët kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po mbledhin provat me qëllim kapjen e autorit të krimit.