Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër mjeku.

Bëhet me dije se ka ndërruar jetë nga Covid-19 radiologu Hiqmet Musa.

Lajmin e  hidhur e ka bërë me dije mjeku i njohur në spitalin e Kavajës, Drini Bardhi me anë gtë një postimi në rrjetet sociale, ku shpreh ngushëllime për humbjen e madhe.

“Të qofte dheu i lehtë kolegu i nderuar, Dr.Hiqmet Musta. Radiolog i saktë, fjalëpak, nga ata mjekë qe po i mungojnë gjithmonë e më shumë spitalit tonë. Për fat të keq virusi vazhdon të marrë jetë njerëzish dhe mjekësh!Allahu na bashkoftë në xhehnet!”, shkruan mjeku Drin Bardhi.