Një lajm i trishtë është mësuar mbrëmjen e djeshme, pasi mjeku Ibrahim Kaziu ka humbur jetën për shkak të COVID-19.

Lajmi bëhet me dije nga spitali rajonal Dibër, që me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se Kaziu ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Dibres për vite e vite me rradhë.

“U prehsh në paqe dr. Ibrahimi. Nje jete ne sherbim te popullit

 

Dr. Ibrahim Kaziu ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Dibres për vite e vite me rradhë, si mjek dhe drejtues teknik ne Spitalin Dibër.

Dr. Ibrahimi nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë, megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor.

Te trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës të një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zot.

Ngushëllime familjes për humbjen e rëndë”, shkruhet në postimin e spitalit Dibër.