Një tjetër mjek shqiptar ka humbur jetën për shkak të koronavirusit. Mësohet se doktor Sedat Hoti nga Suhareka nuk ka mundur ta fitojë betejën me virusin vdekjeprurës.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi.

“Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin se është ndarë nga jeta doktori nga Theranda, Sedat Hoti. Sedati me përkushtimin më të lart, deri në vdekje, i shërbeu pacientëve pranë Spitalit të Përgjithshëm në Prizren si shef i shërbimeve te terapisë fizikale. Drejtoria e Shëndetësisë në komunën e Therandës shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, kolegëve shëndetësor me rastin e vdekjes së Sedat Hoti”, shkruan Kuqi.

Ndërkohë edhe Oda e Mjekëve të Kosovës i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të të ndjerit.

“Dr. Hoti ka qenë specialist i fiziatrisë dhe i ka shërbyer pacientëve pranë Spitalit të Përgjithshëm në Prizren si shef i shërbimeve të terapisë fizikale.

Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në mesazhin e tyre.
Newsbomb