epa10345522 Britain's William, Prince of Wales (C-L) and Catherine, Princess of Wales (C-R), arrive at the Earthshot Prize Awards ceremony at the MGM Music Hall, in Boston, Massachusetts, USA, 02 December 2022. EPA/David L. Ryan EDITORIAL USE ONLY/NO SALES

ATSH-ANSA/ – Princi William dhe Kate mbyllën tre ditët e tyre amerikane me prezantimin e çmimeve ”Earthshot”, në sallën MGM Music në Boston.

Princesha e Uellsit mbërriti në gala me një fustan të gjelbër të ”Solace London”, i marrë me qira në platformën britanike HURR, i cili kushtonte 100 sterlina.

Për të kompletuar fustanin, ajo vuri një gjerdan me diamant dhe smerald që i përkiste së ndjerës Diana.

Princi William në vend të kësaj kishte veshur një smoking prej kadifeje të errët, të përdorur tashmë edhe në raste të tjera./ a.jor.