Kryeministri Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamjet nga brenda spitalit Covid2, ‘Shefqet Ndroqi’, ku po kurohen pacientët e prekur nga Covid-19.

Rama shkruan ‘duan s’duan lehaqeniet e çakërdisura të opozitarizmit vulgar, agresiv, gënjeshtar, realiteti brenda spitaleve Covid është pa pikë dyshimi ai që keni parë këtu’.

“MIRËMËNGJES dhe duan s’duan lehaqeniet e çakërdisura të opozitarizmit vulgar, agresiv, gënjeshtar, realiteti brenda spitaleve Covid është pa pikë dyshimi ai që keni parë këtu, e duke ju ftuar të shihni Pjesën e Tretë të EKSKLUZIVES, nga spitali Covid 2, në Sanatoriumin e Tiranës, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan Rama.

https://fb.watch/1IJa9buUVU/