Kryeministri Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamjet nga brenda spitalit Covid3 ku po kurohen pacientët e prekur nga Covid-19.

Rama shrkuan se pamjet brenda spitalit janë krejt ndryshe nga “çfarë ju rrokanisin përditë lehaqeniet pa din e pa iman.”

“MIRËMËNGJES dhe me Pjesën e Dytë të EKSKLUZIVES nga vija e zjarrit, brenda spitalit Covid 3 këtë herë, ku mund të shihni realitetin e sistemit të mbrojtjes shëndetësore, që fatmirësisht është krejt ndryshe nga çfarë ju rrokanisin përditë lehaqeniet pa din e pa iman, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama dhe ndan videon e mëposhtme.