KAJRO, 24 qershor /ATSH-AFP/ – Liga Arabe kërkoi tërheqjen e trupave të huaja dhe hapjen e bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit në këtë vend.

Ishte kërkesë e Egjiptit që Liga Arabe ka zhvilluar një takim me video-konferencë për konfliktin që ka përballur forcat qeveritare të Unionit Kombëtar(GNA), njohur nga OKB-ja me trupat e mareshalit Khalifa Haftar.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësuesit e 21 vendeve arabe, përfshirë dhe GNA, që kishte refuzuar fillimisht ftesën e Egjiptit.

Në një komunikatë, Liga Arabe hodhi poshtë çdo ndërhyrje të huaj ilegjitime në Libi dhe kërkoi tërheqjen e çdo force të huaj nga territori i Libisë dhe nga ujërat territoriale.

Situata në Libi ka degraduar këto javët e fundit. Pas disa muajve të një ofensive, që parashikonte marrjen e Tripolit, forcat e Haftarit pësuan pengesa kundër GNA-së, të mbështetur nga dronët dhe këshilltarët ushtarakë turq.

ATSH