Agjensia e Shërbimeve Publike në bashkinë e Elbasanit, pas sistemimit të parqeve, tashmë ka nisur një tjetër aksion të rëndësishëm, siç është ai i riparimit të rrugëve të qytetit. Aktualisht puna është përqëndruar në lagjen “Vullnetari”, ndërkohë që veç rrugëve po bëhet edhe rregullimi i shesheve para pallateve. Shefqet Arapi, përgjegjës i mirëmbajtjes së rrugëve në Agjensinë e Shërbimeve Publike, në një intervistë për Tv Skampa shpjegon me detaje se çfarë synojnë të arrijnë me këtë aksion dhe sesi do veprohet në ditët në vijim.

Edhe gjatë periudhës së pikut të pandemisë së Covidit në vendin tonë, bashkia e Elbasanit ka vijuar me shërbimin ndaj qytetarëve të saj. Por, pasi kjo situatë e vështirë për momentin duket se ka kaluar, puna po vijon me një tjetër ritëm në shërbimet ndaj qytetarëve.