Tre armë zjarri dhe një antiplumb u sekuestruan mëngjesin e sotëm në një operacion banesën e një personi të njohur për forcat e rendit. Armët u gjetën në banesën e Ervis Dakës, i cili u arrestua. 33-vjeçari është një emër i njohur për policinë, pasi në vitin 2018 së bashku me vëllanë e tij goditën shefin e policisë së rendit në Elbasan.
Në operacionin që u zhvillua në orët e para të ditës së sotme në mbështetje të policisë së Elbasanit në momentin e ndërhyrjes ka qenë edhe FNSH-ja. Ndërkohë që në Kurbin është arrestuar një 35-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri me vete. 35-vjeçari me inicialet A.T. iu gjetën nga kontrolli një pistoletë me 9 fishekë.
Arma dhe fishekët të riut iu gjetën në makinën tip “Volkswagen”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.