Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe në kundërshtim me Aktin Normativ, arrestohet në flagrancë shtetasi: E. K., 45 vjeç, banues në Elbasan, pasi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.98 mg/l dhe në kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.