Rritja e numrit të të prekurve me koronavirus ditët e fundit ka bërë që ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të ripërsërisë thirrjen për kujdes duke i kërkuar qytetareve të evitojnë vizitat tek miqtë apo të afërmit. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, e vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri-tjetri si dhe duke ruajtur higjienën personale.
Por një gjë e tillë nuk është duke u zbatuar, ku pavarësisht apelit të ekspertëve të mjeksisë, qytetarët e Elbasanit shprehen se protokolli i shendetësisë nuk zbatohet nga të gjithë. Sipas tyre, kjo rrit frikën e infektimit.
Aktualisht në qytetin e Elbasanit janë 10 persona te infektuar me Covid 19, dy prej të cilëve i përkasin bashkisë së Belshit, ndërsa persona të tjerë janë në bashkinë e Elbasanit.