Një person është gjetur i pajetë në Elbasan.

Nga burimet e para  mësohet se viktima është rreth 50-vjeç dhe nuk është identifikuar ende.

Dyshohet se është vrarë me sende të forta pas koke. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Vullnetari dhe viktima është gjetur në rrugë.