Një sherr mes fqinjëve në Elbasan i ndodhur gjatë ditës së sotme ka agravuar, duke bërë që një i ri të lyejë murin me benzinë dhe ti vërë flakën.

Pas sherrit i riu  Ndriçim Zekthi, i ka vënë flakën murit, por që është shuar menjëherë duke frenuar përhapjen e flakëve.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Hajdaran dhe deri në këto momente nuk dihet se cili ka qenë shkaku që ka sjellë konfliktin mes fqinjëve.

Report Tv mëson se nga konflikti nuk ka pasur persona të lënduar, por deri më tani janë shoqëruar disa persona. Fqinjët thonë se djali që i ka vënë flakën murit, më parë ka pasur konflikte me familjarët e tij.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vpo vijon punën për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të saj.