Rreth orës 01.00 të së martës në lagjen “5 Maji” në qytetin e Elbasanit një automjet tip Audi është përfshirë nga flakët.
BalkanWeb mëson detaje të reja nga djegia e automjetit gjatë natës në Elbasan. Një person i paidentifikuar ka thyer xhamin e përparmë të M. K. dhe më pas përdori edhe benzinë për të djegur automjetin.
Deri tani autori mbetet i paidentifikuar por është zbuluar se si ai dogji automjetin dhe Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.
(BalkanWeb)