Transporti publik urban në qytetin e Elbasanit rinisi punën pas më shumë se 4 muajsh pezullim për shkak të Covid -19. Normaliteti i ri kërkon zbatimin e një protokolli sigurie nga ana e udhëtarëve, ashtu edhe nga stafi që shërben, ku element i rëndësishëm është mbajtja e maskave. Paqartësi vihet re tek disa pasagjerë që kujtohen për rregullat e reja vetëm pasi futen në autobus. Tv Skampa ka kryer një vëzhgim në ditën e dytë të nisjes së këtij transporti dhe ajo që vihet re është kërkesa e dobët për përdorimin e këtij transporti, ndërsa nga ana e kompanisë shihet zbatimi i protokollit të shendetësisë. Myftar Biçaku, drejtor i kompanisë që kryen tranpostin publik urban në qytetin e Elbasanit, shprehet se dëmet që i shkaktoi pandemia kompanisë janë të mëdha, ndërsa kërkon edhe lehtësime nga ana e qeverisë.

Udhëtarët janë të paktë edhe pse urbanët presin në stacion 10 deri 15 minuta. Nga frika apo rutina e re, zgjedhja e qytetarëve pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për hihapjen, mbetet levizja në këmbë.

Nga Elbasani janë aktualisht 35 persona aktiv me covid 19, ndërkohë që kanë humbur betejën me Covid 4 persona.