Covidi mundet me distancë, por dy të njohur që përqafohen në Elbasan është tashmë një pamje e zakonshme, apo tre shokë të ulur në një stol në park. Mos respektimi i masave të kërkuara vazhdimisht nga Ministria e Shendetësisë, bëri që Covid- 19 të rikthehej në të gjithë vendin, ashtu si edhe në Elbasan, qytet që prej më shumë se një muaji rezultonte i pastër.
Në 24 oret e fundit jane marre 10 tampone ne Elbasan, prej te cileve 1 rezulton pozitiv, ku bëhet fjalë për një 73 vjeçare banuese ne lagjen “Aqif Pasha”. Menjëherë pas konfirmimit të rastit pozitiv, Bashkia e Elbasanit mori masa duke dizifektuar banesën dhe të gjithë zonën ku mendohet që 73 vjeçarja të ketë pasur kontakte. Nga ana tjetër janë vetë qytetarët e Elbasanit, shprehen për Tv Skampa se rikthimi erdhi vetëm sepse njerzit harruan se u karantinuan për dy muaj.
Ndryshe nga sa pritej, prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga një valë e re infektimesh me Covid-19 dhe sipas ekspertëve lidhet e gjitha me neglizhencën e vetë qytetarëve, të cilët nuk respektojnë sigurinë.