Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme (3 janar) në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik.

Mësohet se një automjet i ka prerë rrugën një furgoni e për pasojë janë përplasur.

Si pasojë e këtij aksidenti mbetën të plagosur 9 persona e disa prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ata janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Elbasanit ku janë nën kujdesin e mjekëve. Furgoni ishte nisur nga Korça në drejtim të Tiranës.

 

Deri më tani është ngritur grupi hetimor e cila po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.