Rihapja e shërbimeve në institucionet publike është shoqëruar me radhë të qytetarëve në sportelet që ofrojnë këto shërbime.
Pas një periudhe të gjatë bllokimi qytetarët tashmë kërkojnë shërbimet e munguara sidomos përsa i përket rinovimit të dokumentave të identifikimit. Por gjithashtu në zyrat e gjendjes civile qytetarët qëndrojnë në radhë për të regjistruar fëmijët e lindur në këtë periudhë apo për të celebruar lidhjen e tyre në martesë.
Por si po menaxhon radhët gjendja civile për të parandaluar një infektim apo përhapje të mundshme të covid 19.
Hapja e kufijve tokësorë pritet të shtojë edhe me tepër fluksin e qytetarëve në sportele.
Një pjesë e mirë e tyre janë të painformuar për shërbimet që ofrohen online të tilla si; aplikimet për pasaporta prenotohen me parë online dhe po ashtu edhe celebrimi i martesave duhet të prenotohet online për të marrë një orar.
Elbasaninews.tv