Në qytetin e Elbasanit situata është e qetë ku qytetarët i janë përshtatur masave të kërkuara për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjatë vëzhgimit të bërë në disa nga rrugët kryesore të qytetit të paktë janë ata qytetarë të cilë lëvizin për të bërë pazaret e ditës. Nëpër tregje nuk ka dyndje duke përfituar dhe nga zgjatja e orarit për disa biznese. Në rrugë janë prezentë forcat e policisë dhe ushtrisë të cilat verifikojnë çdo person a është i pajisur me lejen e daljes ose jo.

📍#Elbasan – Punonjësit e Policisë Bashkiake 👮🏻‍♀️ janë gjithë kohës në kontroll të territorit dhe po monitorojnë që çdo qytetar të respektojë distancat e sigurisë dhe lëvizjen sipas fashave orare.🚶🏻‍♀️🚶🏻

❗️Kujdes rreziku ende s’ka përfunduar!

#DoiaDalim🇦🇱💪- shkruan Llatja