Nga: Miranda Sadiku
Gjatë Luftës së Dytë Botërore ndjekur nga inkuizicioni spanjoll e francez, si në mbarë shqipërinë, edhe në qytetin e Elbasanit dhe rrethinat e tij, u strehuan shumë familje hebreje. Këto të fundit u mbrojtën duke i shpëtuar shfarosjes nga disa familje elbasnase. Historiani Kujtim Bevapi shprehet se “ hebrenjtë merreshin kryesisht me tregëti, dhe mendohesh se rreth 30 % e popullsisë së lagjes “ Kala” përbëhej nga çifutë.
Sipas informacioneve të dhëna nga kleriku dhe atdhetri VisarionXhuvani një ndër themeluesit e Drejtuesit e Kishës Autqefale Shqiptare, bëhet fjalë për një vendbanim të madh hebrenjshë gjatë Perandorisë Otomane”.
Varri i çifutit
Të moshuarit në fshatin Shelcan, por edhe më të rinjtë, jo vetëm kanë dëgjuar, por edhe të tregojnë vendin ku shumë vjet më parë, gjeti prehje trupi i një çifuti shëtitës. Meqenëse ishte njeri pa familje, u kujdes fshati t’i bënte nderimet e fundit, duke i përgatitur një varr që i përballoi shkulmeve të disa shekujve.
Shumë gjurmë kanë humbur gjatë kohës së largët, por vendvarrimi i këtij hebreu mbahet ende mend nga të moshuarit e këtij fshati. Për varre çifutësh flitet edhe në fshatra të tjera të zonës së Shpatit. Nga këto rrëfenja të moshuarish kupton se këta çifutë endacakë, herë-herë u ngulën dhe u bënë një me vendasit, por në shumicën e rasteve, ata mbetën si shtegëtarë, duke kaluar nga njëra zonë në tjetrën.
Për ta dyert e banorëve vendas kanë qenë gjithnjë të hapura dhe kjo mikpritje kaloi nga brezi në brez, duke arritur deri në vitet e Luftës së Dytë Botërore, kur familje të tëra çifutësh, për t’i shpëtuar përndjekjes, lanë qytetin e Elbasanit dhe gjetën strehë e siguri fshatrave të Shpatit.
Sinagoga në qendër të qytetit dhe gjurmët e lëna nga hebrejtë
Në qytet ka pasur një sinagogë, gjë që e vërteton fragmenti i një rozoni me yllin e Davidit, i cili ruhet në Muzeun Etnografik të qytetit. Vitet e fundit të shekullit të XX-të është gjetur një pllakë guri në formë trapezi, në sipërfaqen e të cilit ka të skalitur një kornizë dhe brenda saj disa rrjeshta, me shkrim hebraik, përreth janë gjashtë yje me gjashtë cepa. Rreth 100 metra në jug të rrapit të Bezistanit ( qendër të qytetit) rreth shekullit të XVI-të ka egzistuar një sinagogë hebraike quajtur “ Havri i Hebrenjve” që shërbente si faltore dhe si han dhe ishte një pikë e rëndësishme për tregëtarët hebrenjë që shkëmbenin mallra në shumë vende të ballkanit dhe të botës. Më pas kjo sinagogë u përdor nga turqit si han i qujtur “ Hani i Shehetilës”
Gjatë luftës së Dytë Botërore gjermanët dogjën të gjithë librat e hebrenjve që ndodheshin në këtë sinagogë. Më pas në këtë vend në vitin 1930 u ndërtua pazari i vjetër ku punëtorët gjetën monedha ari me simbole hebraike. Tregëtarë të cilët gërmuan për të ndërtimin e themeleve të dyqaneve të tyre gjetën edhe një kapak libri në gjuhën hebraishte të punuar me dorë në argjend, ku është edhe vula e punuesve të librit. Ky kapak mendohet se i përket një libri shumë të rëndësishëm të kulturës hebraike. Kjo tregon se në Elbasan ka egzistuar një komunitet hebraik shumë i rëndëshëm i cili ka lënë gjurmët hebraike në qytetin e Elbasanit.
Mikpritja e elbasanasve
Do të mbetet i pashlyer në kujtesën e qytetarëve elbasanas fakti se gjatë të gjithë periudhës së luftës së Dytë Botërore dhe pas saj asnjë nga familjet çifute banorë të Elbasanit nuk pësoi dëmtimin më të vogël nga politika antisemitike gjermane. Njihen disa familje që u përkujdesën për çifutët në këtë lagje si Vasil Nosi, Qemal Karaosmani etj.
Me ardhjen e demokracisë shumica e familjeve çifute banorë të Elbasanit u larguan për në shtetin e ri Izraelit, por miqësia me banorë të këtij qyteti nuk u harrua. Andon Andoni banor i lagjes “ Kala” u prit krahëhapur nga komshinjtë e dikurshëm, të vendosur tashmë në Izrael.