Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u tha sot gazetarëve se ai ishte shëruar nga Covid-19 dhe se do të udhëtonte në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) në fillim të javës së ardhshme, siç ishte planifikuar.

“Faleminderit Zotit, e kam kaluar lehtësisht këtë sëmundje në një kohë të shkurtër falë vaksinimeve”, tha ai pas lutjeve të së premtes në Stamboll, duke shtuar se ai kishte rezultuar negative brenda katër deri në pesë ditëve pasi mësoi se ishte infektuar nga virusi.

Të shtunën e kaluar, Erdogan tha se ai dhe gruaja e tij, Emine, kishin rezultuar pozitiv me variantin Omicron të Covid-19, menjëherë pas vizitës në Ukrainë.

67-vjeçari Erdogan është vaksinuar kundër Covid-19 me dy injeksione Sinovac dhe tre injeksione BioNTech.

“Gruaja e tij Emine nuk është shëruar ende, tha sot presidenti turk, duke shtuar se shpresonte që ajo të ishte në gjendje t’i bashkohej atij në Emiratet e Bashkuara Arabe të hënën”.

Muajin e kaluar, Erdogan tha se vizita e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe ishte pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të hapur një kapitull të ri me liderët e tjerë në Lindjen e Mesme. Planet e mëtejshme përfshijnë një vizitë në Arabinë Saudite, ndërsa presidenti izraelit Isaac Herzog pritet të vizitojë Turqinë në muajin mars