Ceremonitë martesore do të lejohen prej datës 23 qershor, por duke zbatuar masat përkatëse për shkak të pandemisë nga koronavirusi.

Lajmin e bën me dije Ermal Mamaqi, i cili së bashku me biznesmenin Armand Peza kanë zhvilluar një takim, dhe mesa duket kanë arritur të bindin ministrin e Turizmit Blendi Klosi.

Mamaqi dhe Peza janë drejtues të dy agjencive nga më të mëdha të organizimit të eventeve, përkatësisht “Ami Event” dhe “Geraldina Sposa”.

“Me një numër të reduktuar, duke respektuar distancimin social, do mundemi që të mbajmë premtimin për të realizuar kujtimin tuaj më të bukur”, thotë ndër të tjera Mamaqi.

“Lajm i mirë për nuset e Ami Event dhe jo vetëm, për të gjithë Dasmat 2020!

Mbas nje takimi sot me Ministrin e Turizmit Blendi Klosi, si përfaqësues të një industrie shumë të fuqishme për ekonominë Shqiptare (rreth 200Mln Euro/Vit) morem një lajm të mrekullueshëm për të gjithe ata që kanë dasmën në 2020.

Në datë 23 Qershor me lirimin e masave do mundësohet dhe realizimi i ceremonive martesore sipas nje protokolli te aprovuar nga organet perkatese.

Me nje nr te reduktuar, duke respektuar distancimin social, do mundemi qe te mbajme premtimin per te realizuar kujtimin tuaj me te bukur.

Ju jemi mirnjohës për mirkuptimin në këto ditë të vështira të planetit”, shkruan Mamaqi në rrjetet sociale.

Newsbomb