ATSH/Europa Nostra” ka përgënjeshtruar “Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit” lidhur me financimin për rikonstruksionin e Teatrit Kombëtar.
Sekretarja e Përgjithshme e Europa Nostra, Sneshka Mihailoviç, në një intervistë dhënë për një nga mediet në vend ka thënë se po qarkullojnë lajme të rreme pas shembjes së teatrit, duke përgënjeshtruar lajmet se është ofruar para nga kjo organizatë për ndërtimin e teatrit.
“Europa Nostra kurrë nuk ka ofruar apo ka vendosur para në tryezë sepse ajo nuk është një organizatë financuese. Ne po ofrojmë ekspertizën tonë, po ofrojmë të vijmë e të flasim me të gjitha palët e përfshira, shoqërinë civile dhe ekspertët për të gjetur së bashku zgjidhjen për ta shpëtuar këtë godinë dhe për të gjetur një zgjidhje alternative për projekte të tjera zhvillimi që po diskutohen për Tiranën. Pra, kurrë ne nuk kemi bërë premtime të tilla false sepse kështu po nënkuptojnë disa persona për dhënien e parave. Por ajo që ne mund të themi është se Europa Nostra është një organizatë joqeveritare shumë e respektuar dhe e besueshme që ka punuar për shumë vite e dekada me institucionet e Bashkimit Europian”, -sqaroi ajo. z.tosku/ /a.g/