1 Qershori rikthen buzëqeshjen tek fëmijët, pasi i rikthen pas tre muajsh në kopshte dhe çerdhe, të cilët marrin dhuratën më të bukur në festën e tyre. Edhe pse tanimë me rregulla të reja, gëzimi ka qenë i madh pasi janë ritakuar me njëri-tjetrin
Si një dhuratë e bukur fëmijët do ta festojnë 1 Qershorin me njëri-tjetrin. Ata i janë rikthyer kopshteve edhe pse me rregulla të reja, por me gëzimin e përhershëm.
Prej tre muajsh prindërit u detyruan të shkëputen nga puna apo të alternohen mes tyre për t’u kujdesur për të vegjlit.
Të detyruar të refuzojnë përqafime mësuesi e edukatorë përpiqen të zbatojnë me rigorozitet rregullat dhe t’ua përçojnë ato fëmijëve.
Nuk ka festa të mëdha për 1 qershor, por dashuri të madhe mes fëmijësh, të cilët takojnë me mall njëri-tjetrin pas shumë kohësh/elbasaninews