ATSH/ Në Darzezë të Fierit ka nisur puna për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare, e cila do të sigurojë kushte më të mira për 120 nxënësit e saj.
Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi ndau sot pamje nga punimet në këtë shkollë, ku ka nisur hedhja e themeleve.
Subashi siguroi se “shkolla do të jetë gati për vitin i ri shkollor me kushte më të mira, standarde bashkëkohore dhe siguri të garantuar”.
Në dhjetor 2019, bashkia Fier vendos shembjen e shkollës 9-vjeçare në Darzezë dhe ndërtimin e një shkolle të re.
Vendimi i Këshillit Bashkiak erdhi pas aktit të konstatimit të inxhinierëve të Inspektoratit të Ndërtimit se godina e shkollës është e amortizuar dhe se tërmeti i 26 nëntorit e ka nxjerrë jashtë funksionit.
Në këtë shkollë mësojnë rreth 120 nxënës.
/m.m/ /a.g/