A do të mund të shkojmë me pushime këtë verë? Kjo është pyetja që bëjnë njerëzit thuajse në të gjithë botën dhe aq më tepër në Itali, aty ku situata ka qenë shumë e rëndë deri më tani.

Nxehtësia, zakonisht është një antiviral i shkëlqyer, dhe po ashtu është edhe deti. Mund të ketë distanca dhe kufij, për t’u ndjekur apo edhe mundësia e përdorimit të maskave, por kjo situatë nuk do t’i pengojë njerëzit që të shijojnë sezonin e verës.

Të paktën, kështu mendojnë zëra të ndryshëm edhe në mesin e mjekëve virologë në Itali. “Dua t’u them njerëzve që, ju mund të shkoni në det këtë vit, uji i kripës është një antiviral i shkëlqyeshëm”. Këto janë fjalët e profesor Giulio Filippo Tarro, një virolog i famshëm, i cili foli në Radio “Marte”.

Për mundësinë e rifillimit të sportit, ai thotë: “Për mua, sporti gjithashtu mund të riniset, madje edhe lojtarët e ekipit mund të rifillojnë normalisht.”Në fund, ai foli gjithashtu për një kthim të mundshëm të virusit.

Për hipotezën se ai zhduket kemi përvojën e SARS-it, i cili në fakt u zhduk në fund të pranverës. Mund të jemi në të njëjtën situatë. Nëse duam ta krahasojmë atë me një ndikim sezonal mund të kthehej, por sigurisht në një formë më të vogël, në kuptimin që shumica e njerëzve do të kenë zhvilluar antitrupa ndaj koronavirusit deri tani”, – tha virologu Giulio Filippo Tarro.