Për herë të parë një fëmijë është shtruar ditën e djeshme në infektiv me koronavirus, që prej fillimit të pandemisë. Ai është vetëm 2 muajsh, ndërsa së bashku me të është shtruar edhe e ëma, nga e cila ka marrë edhe infeksionin.

Mamaja ndodhet në spital, pasi fëmija ka nevojë për t’u ushqyer me gji, ndërsa gjendja e saj paraqitet e mirë. Në një intervistë për mediat, shefja e pediatrisë në QSUT, Xhorxhina Kule, shprehet se gjendja e të dyve është e mirë, ndërsa nga mbrëmë nuk kanë më as temperaturë.

Më tej shefja e pediatrisë sqaron edhe rastet e fëmijëve me koronavirus që prej fillimit të pandemisë. Rreth 110 fëmijë kanë rezultuar pozitivë që prej fillimit të pandemisë, ndërsa rreth 25 janë aktivë, por asnjëri nuk është hospitalizuar,”-ka pohuar Kule. EDLIRA