ATSH/ Aktiviteti i bizneseve ka vijuar të rritet, pavarësisht situatës së krijuar për shkak të krizës së rritjes së çmimeve dhe luftës në Ukrainë.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë bën të ditur se në muajin prill janë 119.580 subjekte aktive të regjistruara.

Sipas MFE-së, numri ka ardhur në rritje në krahasim me muajin mars 2022 dhe fundin e vitit 2021.

Në fund të muajit prill, në krahasim me muajin mars 2002, janë 685 biznese aktive më shumë, ndërkohë që në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar kemi 3160 biznese më shumë.

Kjo ecuri është ndikuar kryesisht nga numri i bizneseve të reja të regjistruara, ku për periudhën janar-prill janë regjistruar 7228 biznese, ndërkohë që janë çregjistruar 1817 biznese, norma të cilat janë nën nivelet e viteve të kaluara sa i përket çregjistrimeve, ndërkohë që sa i përket regjistrimeve kemi pasur një rritje të numrit të regjistrimeve për vitin aktual, që tregon një ecuri pozitive të ekonomisë. /j.p/