Një gazetar investigativ që kishte ndjekur prej dekadash çështjen e abuzimeve seksuale të financierit pedofil Jeffrey Epstein, thotë tashmë se maniaku kishte klonuar veten para se të vdiste.

Nick Bryant konsiderohet si njeriu që solli në publik librin famëkeq të klientëve të Jeffrey Epstein, duke dokumentuar abuzimet e trafikantit seksual dhe miqve të tij biznesmenë e politikanë. Lista e të ftuarve të pedofilit është denoncuar prej tij prej vitit 2015 por asnjë herë nuk është publikuar e plotë.

Ai tashmë pretendon se Epstein “ka klonuar veten e tij” para vdekjes misterioze në një burg të New York teksa priste të gjykohej.

Në një intervistë me Shawn Ryan, Nick thkesonte se kafsha e parë është klonuar rreth 30 vjet më parë. Ndërsa avancimet e supozuara në bio-teknologji kanë lejuar të klonohen edhe njerëzit.

Ai përgjigjej: “Çfarë e ndalon njeriun të klonojë veten? Ndoshta etika, por këta njerëz nuk kanë etikë, dhe nuk kanë probleme parash.

“Çfarë janë $1.5 milionë për njerëz si këta? Asgjë, kështu që mund të kemi një Jeffrey Epstein të vogël që vjen vërdallë pas 20 apo 30 vjetësh.”

Nick shtonte se një nga viktimat e Epstein, Juliette Bryant, ka thënë publikisht aktet ‘e sëmura’ që kryheshin në perandorinë e maniakut, duke përfshrië dhe heqjen me forcë të vezëve të saj dhe materialit gjenetik kur ishte në fermën e Epstein në New Mexico. Ajo pretendonte se ishte droguar dhe ishte zgjuar në një laborator e rrethuar nga doktorë.

Nick thotë se kjo ka lidhje me interesin e Epstein te trans-humanizmi, dhe prodhimi njeriut të ri të modifikuar.

“Mendoj se ai e kishte seriozisht me këtë, nëse gërmojmë akoma mund të gjejmë gjëra interesante”, shton studiuesi.

Ai shtonte se qëllimi i trans-humanistëve është përzierja e biologjisë me inteligjencën artificiale: “Nuk jemi shumë larg nga transformimi qenies njerëzore, por për këtë ata duhet të eksperimentojnë mbi njerëz”, shkruan rrjeti britanik DailyStar.

Nick beson se Epstein dhe miq të tij të rrethit të pasur e konsiderojnë veten mbi ligjin: “Kur përdhunon vajza të vogla nuk ke limite në atë që mund të bësh, as moral e as etikë”.

Ndërkohë tutorja “e dashura”e Epstein,  Ghislaine Maxwell, është burgosur për akuzat e trafikut seksual në Florida, ndërsa asnjë nga klientët e rrethit të Epstein e Maxwell nuk janë ndjekur penalisht për abuzimet.

Nick thotë se ata mbrohen nga një mbulim i forcave të larta: “Qeveria jonë ka bërë gjithçka për të mbuluar krimet e tyre prandaj populli amerikan duhet të detyrojë qeverinë të ndjekë këto krime dhe të na tregojë përse i mbron”.

Ai shton se në listën e abuzuesve të Epstein janë dhe emrat e viktimave: “Mund të them se aty janë shkruar rreth dyqind emra, njerëz me të cilët Epstein bënte biznes, dhe gjithashtu emrat e më shumë se 100 viktimave”. /DailyStar/

FOTO GALERI
1/4

Nick Bryant konsiderohet si njeriu që solli në publik librin famëkeq të klientëve të Jeffrey Epstein

Top Channel