Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në bashkimin e lumejve Kardhiq-Drino, Gjirokastër.
Bëhet me dije se është gjetur i pajetë trupi i një burri, rreth 65 vjeç. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes apo identiteti i personit.
Ndërkaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton mbi rrethanat e vdekjes dhe identitetin e viktimës.