/ATSH-AFP/ – Gjermania do të prodhojë, duke filluar nga muaji gusht dhe në të gjithë territorin e saj, rreth 50 milion maska në javë, përfshirë 10 milion maska FFP2, njoftoi sot ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.
“Ne kemi qenë në gjendje të caktojmë kontrata për rreth 50 ndërmarrje që duan të prodhojnë 10 milion maska FFP2 dhe 40 milion maska kirurgjikale duke filluar nga muaji gusht”, tha Jens Spahn në një konferencë për shtyp në Berlin.
Shkalla e infeksioneve me koronavirus në Gjermani ka pësuar rënie të ndjeshme, ku tashmë çdo pacient infekton mesatarisht më pak se një person tjetër, njoftoi agjencia qeveritare për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.
Sipas institutit ”Robert Koch” (RKI), aktualisht Gjermania është në nivelin 0,7, që do të thotë se 10 pacientë me koronavirus mund të infektojnë vetëm shtatë persona të tjerë, duke çuar në një rënie të numrit të infeksioneve të reja të përditshme