ATSH-DPA/ – Lufthansa dëshiron të ofrojë më shumë fluturime nga qershori, deklaroi një zëdhënës i kompanisë ajrore gjermane.

“Rreth 20 destinacione do të shërbehen përsëri nga Frankfurti në gjysmën e dytë të qershorit, duke përfshirë Heraklion në ishullin grek të Kretës, në Rodos, Dubrovnik, Faro në Portugali, Venecia, Ibiza dhe Malaga në Spanjë”, shtoi ai.

Ishulli i Majorkës gjithashtu duhet të mirëpresë fluturimet shumë më të shpeshta të Lufthansa-s nga mesi i qershorit, pasi qeveria spanjolle njoftoi se do të hapte kufijtë e saj për turistët e huaj në korrik.

Ndërkohë, negociatat midis qeverisë federale dhe kompanisë për ndihmë ndaj Lufthansa-s po vazhdojnë.

Lufthansa pësoi humbje kolosale gjatë pandemisë së koronavirusit./ /ec/