Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjitha bizneset se do të gjobiten, madje do t’i mbyllet aktiviteti nëse nuk zbatojnë rregullat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Kreu i qeverisë ka publikuar punën e task forcës në terren, ndërkohë që ka bërë dhe deklaratën e fortë. Sipas Ramës, “Task-Forca është çdo ditë në terren për zbatimin e masave antiCOVID në aktivitetet e biznesit. Maska e detyrueshme në shërbim, respektimi i distancave dhe higjiena janë elementë të domosdoshëm për t’u zbatuar nga çdo subjekt. Gjobë deri në mbyllje aktiviteti dhe ndjekje penale për këdo që thyen rregullat duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve! Gjatë kontrolleve në terren, inspektorët bëjnë apel për respektimin dhe zbatimin e masave dhe protokolleve. Gjatë kontrolleve në terren, inspektorët bëjnë apel për respektimin dhe zbatimin e masave dhe protokolleve Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të ruajnë distancën nga njëri-tjetri, të mbajnë maska në ambientet publike ku nuk është e mundur të ruhet distanca dhe të ruajnë higjienën personale.