/ATSH – I. Vata/- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot një seancë dëgjimore me subjektin e rivlerësimit Flutura Skënderi, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë
Trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj administroi provat dhe fakte përsa i përket ligjshmërisë së pasurisë, kriterit etik dhe profesional dhe vendosi që vendimin ta shpall me 23 korrik.
Flutura Skënderi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994. Ajo e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Tiranës prej më shumë se 17 vitesh.