Dy persona kanë rënë në pranga në Gramsh, pasi u kapën duke transportuar 4 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 400 deri në 500 euro për person. Pas informacioneve të marra në rrugë operative për dy shtetas që transportonin nga Gramshi drejt Tiranës, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, operacioni policor “Panda” bëri të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë i shtetasve: H. H., 35 vjeç dhe R. D., 28 vjeç, të dy banues në Durrës.
Këta shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Gramshit, duke transportuar me mjetin e tyre, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 4 shtetas sirianë e palestinezë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Korçë, nëpërmjet kufirit jeshil nga shtetit grek. Të dy shtetasit e arrestuar do t’i transportonin sirianët dhe palestinezët, kundrejt fitimit që varionte 400-500 euro për secilin, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme në drejtim të Malit të Zi, me destinacion final një nga vendet e BE-së.
Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme. EDLIRA XHERRI