ATSH-ANA/ – Qeveria greke zgjati përdorimin e detyrueshëm të maskave në të gjitha dyqanet me pakicë, përfshirë bibliotekat, sallonet e masazheve dhe tatuazheve dhe parukeritë, sipas Fletores Zyrtare greke.

Si pjesë e masave për të parandaluar infeksionet e koronavirusit, vendet ku maskat tani janë zyrtarisht të detyrueshme, përfshijnë supermarketet, farmacitë, zyrat në sektorin privat dhe publik që i shërbejnë publikut dhe ashensorët.

Rregullorja gjithashtu përfshin dyqane me shumicë që shesin mallra industriale si bojëra, produkte metalike, produkte druri, dekorime kopshtesh dhe të tilla, si qendrat tregtare.
Një përjashtim bëhet për parukeritë, berberët dhe qendrat e estetikës, pra për trajtimet e fytyrës.

Mosrespektimi mbart një gjobë prej 150 eurosh, e zbatueshme si për pronarët e dyqaneve ashtu edhe për klientët.

Vendimi është në fuqi deri më 31 gusht./ /ec/