Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis tha se nesër do të jetë një ditë më e mirë, pasi votoi në Kifissia bashkë me djalin Konstantinos dhe vajzën e tij Daphne.

Gjatë daljes nga qendra zgjedhore, kryeministri tha: Sot votojmë për të ardhmen tonë. Ne votojmë për paga më të larta, votojmë për më shumë dhe punë më të mira. Ne po votojmë për një sistem shëndetësor kombëtar më efikas, për një shoqëri me më pak pabarazi, për një atdhe më të fortë, me një rol të rëndësishëm në Evropë, me kufij të mbrojtur. Zgjedhjet janë festa e demokracisë. Sot përgjegjësia për qeverisjen e vendit ju kalon ju qytetarëve, por jam absolutisht i sigurt se nesër do të gdhijë një ditë edhe më e mirë për vendin tonë. Qofshi mire, gëzuar ditëlindjen dhe gëzuar votat. Faleminderit shumë.

Pak minuta më parë kryeministri dhe presidenti i partisë Demokracia e Re, Kyriakos Mitsotakis ushtroi të drejtën e votës në Shkollën e 7-të Fillore të Kifisisë. Anëtarë të Demokracisë së Re e pritën me duartrokitje kandidatin.

Top Channel