ATSH/ Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë edhe në Mallakastër dhe zgjeruar në Tiranë, Kukës, Fier, Kavajë, Shkodër dhe Korçë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se “është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

MSHMS u ka kërkuar qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. ‘Në këto momente kërkohet përgjegjshmëri nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit dhe ruajtjen e higjienës personale.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40’-informon ministria e Shëndetësisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë            241 raste

– Durrës            42 raste

– Lushnje          6 raste

– Elbasan          16 raste

– Fier                 35 raste

– Kavajë            9 raste

– Rrogozhinë     4 raste

– Korçë             19 raste

– Vlorë              5 raste

– Shkodër          83 raste

– Lezhë             14 raste

– Berat              2 rast

– Has                13 raste

– Krujë              7 raste

-Tropojë           4 raste

– Pukë               5 raste

– Mirditë           3 raste

– Kukës        9 rast

-Mallakastër     1 rast  (atsh)