Mjeku Gastro-Hepatolog Ilirjan Draçi, publikon një foto nga spitali ku qëndron i shtruar dhe po merr mjekim pasi është prekur nga Covid-19, dhe bën apel për kujdes pasi një gabim i vogël sipas tij kushton jetë.
Draçi është njëherësh dhe drejtues i Qendrës Shëndetësore nr.1 në Tiranë. Në foto ai shfaqet i intubuar duke marrë oksigjen, por në gjendje të stabilizuar.
“Vazhdon beteja teper e veshtire me virusin. Te gjithe kolege, infsanitare, miq dhe shoke,po bejne gjithcka per te me shpetuar jeten. Mbani maska, ruani distancen, lani duart. Nje gabim i vogel, ju kushton jeten. Beteja vazhdon…”, shkruan mjeku.