Qendra Gjermane Kërkimore për Inteligjencën Artificiale (DFKI) po zhvillon disa sisteme të AI që mund të ndihmojnë në zbulimin e mbetjeve plastike që notojnë në sipërfaqet e oqeaneve të botës.
Sipas projektit ”PlasticObs+”, teknologjia do të lidhet me avionët e vëzhgimit për të monitoruar oqeanet.
Qëllimi afatgjatë i DFKI është të pajisë avionët e vëzhgimit që janë në përdorim në mbarë botën me teknologjinë sensorë të mbështetur nga inteligjenca artificiale.
Kjo do të mundësonte inventarizimin e vazhdueshëm dhe të plotë të mbetjeve plastike për herë të parë.
Projekti, i udhëhequr nga qendra kërkimore, po financohet nga qeveria gjermane me 1.9 milionë euro (2.03 miliardë dollarë) për tre vjet.