Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Elbasan ka krijuar një Sallë Aktivitetesh për personat e privuar nga liria, në bashkëpunim me Shoqatën Kristiane të Burgjeve. Hapësira e re synon të shërbejë si mjedis edukativ, social dhe rekreativ, në funksion të rehabilitimit dhe riintegrimit të të dënuarve.

Lajmi është bërë publik përmes një njoftimi në faqen zyrtare të institucionit, ku theksohet se iniciativa synon të përmirësojë kushtet e kalimit të kohës së lirë dhe të nxisë zhvillimin personal e social të personave që vuajnë dënimin.

Salla është pajisur me tavolina shahu, tavolinë ping-pongu, kënd bisedash dhe kënd kinemaje, duke krijuar mundësi për aktivitete që favorizojnë komunikimin, bashkëpunimin dhe ndërveprimin pozitiv mes të dënuarve.

Sipas IEVP Elbasan, kjo hapësirë është konceptuar për të ndihmuar në zhvillimin e aftësive sociale dhe në përmirësimin e mirëqenies së personave të privuar nga liria, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi më konstruktiv brenda institucionit.

Institucioni vlerëson se investime të tilla janë një hap i rëndësishëm në procesin e rehabilitimit dhe në përgatitjen e të dënuarve për riintegrimin në shoqëri pas përfundimit të vuajtjes së dënimit.

Në fund të njoftimit, IEVP Elbasan ka shprehur mirënjohjen ndaj Shoqatës Kristiane të Burgjeve për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në realizimin e projekteve që synojnë përmirësimin e kushteve dhe programeve rehabilituese për pers